Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter, pas takimeve të ditës së sotme të Kurtit dhe Vuçiç me përfaqësuesin e BE, Josep Borrell në Bruksel.

Rama shkruan se nuk mund të ketë asnjë centimetër përparim nëse 3 policët  e arrestuar nuk kthehen shëndoshë e mirë nga Serbia.

Ai shton se Franca dhe Gjermania duhet të ndërhyjnë me veprime të forta për të ndaluar këtë asburditet të tensioneve në veri të Kosovës.

“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por gjëja e parë: Lironi 3 policët!”, shkruan Rama. r.t/abcnews.al