Mazhoranca ka pranuar një amendament të propozuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj në draftin për amnistinë penale.
“Duke pranuar këtë ndryshime përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të parashikuara nga nenet 150 “Shkatërrim i pronës ”, neni 236 “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, neni 237 “Goditje për shkak të detyrës” dhe neni 282 “Shkelja e rregullave te lëndëve plasëse, djegëse e radioaktive”, të parashikuara në paragrafin e parë, të Kodit Penal të kryera gjatë tubimeve apo protestave të organizuara nga data 01.10.2018 deri në datën 01.07.2020”.
Bëhet fjalë kështu për rreth 350 persona që gjatë këtyre viteve janë ndaluar në tubimet e organizuara nga opozita, apo që janë në ndjekje penale, të cilët me hyrjen në fuqi të këtij ligji për amnistinë, do të jenë tashme të lirë dhe pa ngarkesë penale.