Amos Oz, autori më i famshëm i Izraelit dhe avokat i paqes mes Izraelit dhe Palestinës, vdiq sot nga kanceri në moshën 79 vjeç.

Vepra e tij më e shquar përfshin romanin autobiografik, më i shituri në vitin 2002 me titull: “Një rrëfenjë e Dashurisë dhe Errësirës”.

Ai ishte përshtatur për ekranin e madh në vitin 2015, nga regjisorja Natalie Portman.

Mbështetja e Oz për zgjidhjen ‘dy shtete’ në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës bëri që disa ta quanin tradhtar, për të cilën ai tha se e merr si ‘bexhë nderimi’.

Oz ishte shkrimtari më i lexuar në gjithë Izraelin, shkrimtari më i njohur izraelit, ai ka fituar çmime si ‘Çmimi i Izraelit’, çmimin ‘German Heinrich Heine’, çmimin  ‘French Legion d’Honeur’ dhe anëtarësinë në Akademinë Amerikane të Arteve dhe Shkencës.

Lajmi për vdekjen e tij u njoftua nga e bija e Oz, historiane Fania Oz-Salzberger.

“Babai im i dashur ndërroi jetë nga kanceri, sapo, pas një përkeqësimi të shpejtë, teksa po flinte në paqe, i rrethuar nga njerëz që e dashuronin”, shkroi ajo në Twitter.

“Ju lutem, na respektoni privatësinë. Unë nuk jam në gjendje të bëj komente. Faleminderit te secili që e ka dashur babanë tim”.

Veritas.com.al/