Humbje politike për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila duhej të pësonte dje rënien e njërit prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të saj, Volker Kauder, prej 13-vjetesh kryetar I grupit parlamentar Cdu-Csu. Deputetët e partisë së tij kristian demokrate(Cdu) dhe të formacionit motër bavarezet e Csu zgjodhën Ralph Brinkhaus në vend të tij,i cili fitoi 125 vota kundër 112 në një votim rigorozisht të fshehtë. Brinkhaus tha se donte të shprehte një rol më “aktiv’ për grupin parlamentar në lidhje me qeverinë.

Zgjedhja e Brinkhaus interpretohet në Berlin si humbje e pushtetit nga Merkel,e cila nuk do të ketë më mbështetjen e një prej më besnikëve te saj.

Veritas.com.al/