Kancelarja Gjermane, Angela Merkel ka kryesuar përsëri listën e 100 grave më të pushtetshme, pavarësisht se votat e saj ranë në krahun e djathtë populist në zgjedhjet e fundit Gjermane.

Zonja  Merkel rënditet mbi kryeministren Theresa May. Lista është hartuar nga revista Forbes. Sipas saj Merkel rënditet për të shtatën herë si “gruaja më e fuqishme në botë”, nga 12 herë që është rënditur gjithësj.

Zonja May – tani numri Dy – ndiqet nga filantropistja Melinda Gates, bashkë- kryetare e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates; nga  Sheryl Sandberg, shefe e zyrave opercionale në Facebook, dhe Mary Barra- shefe ekzekutive e ‘General Motors’.

E bija e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Ivanka, ndodhet në numrin 19 të listës. Ndërsa Nikki Haley, ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, paraqitet në numrin 43.

Ish Zonja e parë, Michelle Obama ka rënë nga lista qëkurse la Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar; gjithashtu ka rënë edhe Hillary Clinton- e cila ishte shfaqur në listë që në vitin 2004. Hillary ka rënë në nurin 63 nga numri Dy që ishte në vitin 2016.

Në shtator, partia e zonjës Merkel doli si partia më e madhe në zgjedhjet e përgjithshme, por humbi më shumë se 1 milionë vota  teksa parttia anti- emigracion Alternativa për Gjermaninë (AfD) u ngjit në vendin e tretë në garë.

Veritas.com.al.