Angelina Jolie është e hapur për t’i hyrë karrierës politike nëse ajo beson se kjo është mënyra ë e mirë për të ndryshuar botën.

Vitet e fundit, ylli i Dëmshëm i ka përqendruar forcat e veta në punët humanitare si një e dërguar speciale e Kombeve të Bashkuara (UN) në Komisionin e Lartë për Refugjatët dhe ka ndërtuar marrëdhënie me shumë liderë të botës, duke përfshirë ish sekretarin e Jashtëm në  Mbretërinë e Bashkuar, William Hague.

Gjatë një intervistë të drejtuar për miqtë e saj editorë në Radio- 4 të BBC, në programin ‘Today’ ( e premte, 28 dhjetor 2018) Angelina u pyet nëse do ta konsideronte rrugën drejt politikës dhe ajo u përgjigj se tani është e hapur në këtë ide.

“Po të më kishit pyetur para 20 vjetëve unë do të kisha qeshur”, shpjegoi ajo.

“Unë realisht nuk e di. Unë gjithnjë them se do të shkoj aty ku ka nevojë për mua, unë nuk e di nëse jam e përshtatshme për politikë, por prapë kam bërë shaka nëse më ka mbetur gjë në raftet e mij. Unë jam vërtet e hapur”, tha ajo.

Veritas.com.al/