Gjyqtari Engert Pellumbi i Apelit të Posaçëm u përzgjodh me short për të vendosur mbi ankimimin e SPAK.
SPAK ankimoi vendimin e GJKKO, për kthimin në “arrest shtëpie” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ish-kryeministri Berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 nëntor 2024.
Cili është Engert Pellumbi?
Ky është quajtur edhe gjkykatesi që dërgoi në qeli zyrtarin e parë të lartë shtetëror, Saimir Tahiri.
Trupa gjykuese e komanduar nga KLGJ për të shpallur vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri ishte e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtare Igerta Hysi dhe Florian Kalaja.
Gjyqtari i Apelit të Vlorës e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Fillimisht ai u emërua në Gjykatën e Fierit më pas nga vitit 2017 deri në Nëntorin 2020-ës, Pëllumbi ushtroi rolin e Këshilltarit Ligjor në Gjykatën e Lartë.
Pas kësaj periudhe ai u emërua në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku vazhdon që ta ushtrojë ende detyrën. Gjyqtari Engert Pëllumbi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tetor të 2021 dhe e kaloi me sukses. Pëllumbi rezultoi i pastër në të treja kriteret e rivlerësimit. Në bazë të hetimit administrativ nuk u konstatuan asnjë shkelje.
KPK votoi unanimisht pro konfirmimit të tij në detyrë. Engert Pëllumbi është anatemuar për herë të parë publikisht në vitin 2011, kur ai gjobiti për shpifje nënkryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felajn për shpifje.
Gjithashtu një tjetër detaj interesant është fakti që Tahiri dhe gjyqtari Pëllumbi kanë pasur një përplasje dikur. Saimir Tahiri ka dalë kundër një vendimi të dhënë nga gjyqtari për masën e sigurisë e një të dyshuari për vrasje.
Engert Pëllumbi do të mbahet mend gjatë, si gjyqtari që dërgoi në qeli funksionin e parë të lartë shtetëror.