Anulohet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhja ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë. Burimet konfirmojnë se delegacionet nuk janë nisur për Gjakovë.
Ndërkohë, zyra e shtypit të kryeministrisë ka lajmëruar se kreu i qeverisë Edi Rama do të mbajë në orën 19:30 një konferencë për shtyp ndërsa nuk dihet nëse ka lidhje me këtë vendim.
Dy kabinetet do të firmosnin 13 marrëveshje të reja. Më pas, dy krerët e shteteve do të mbanin një konferencë të përbashkët për shtyp. Ende nuk dihet arsyeja e anulimit të papritur.
Më herët, po sot, Kurti refuzoi draft statutin e propozuar nga qeveria e Shqipërisë. Ai tha se Rama atë draft duhet t’ia dorëzojë Aleksandër Vuçiç për shqiptarët që jetojnë Luginën e Preshevës.