
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë nën sekuestro vilën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi por i ka kthyer atë që është në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhi.
Një ditë më parë, deputetja ankimoi vendimin për sekuestron për dy vilat, të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.
“Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të heqë në sekuestro një nga pasuritë në emër të Fatime Kryemadhit. Nuk dihen se cilat kanë qenë argumentet por në kërkesën e Kryemadhit, argumentohej se këto pasuri nuk buronin nga aktivitete kriminale dhe për këtë kanë kërkuar heqjen e sekuestros. Nga ana tjetër, gjykata ka lënë në sekuestro pasurinë në emër të Kryemadhit”, raportoi gazetari Ermal Vija.
Sipas SPAK, masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie./abcnews.al