Nga: Arben Ristani.

‘Me qëllim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anëtarësisë se Partisë Demokratike dhe situatës se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor për Kryetar te Partisë Demokratike, ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike te bej me dije se:

Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nënkryetarët është jo statutor dhe pa përmbajtje, sepse kompetencat organizative i takojnë, ne baze te statutit, Sekretarit te Përgjithshëm.

Neni 43 thotë se ne rast dorëheqjeje, etj., te Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon Nënkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Këshillit Kombëtar i cili thirret nga Sekretari i Përgjithshëm.

Vendimi i dy nënkryetarëve për te thirrur zgjedhjet,  caktimin e datës se zgjedhjeve dhe datës se paraqitjes se kandidaturave, është vendim i pa mbështetur ne statut.

Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partisë, shpallja  e datës se zgjedhjeve dhe e datës se paraqitjes se kandidaturave është kompetence e Kryesisë së Partisë.

Për ta vendosur situatën ne shtratin statutor, për te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe për te rifituar besimin e anëtarësisë, është e nevojshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.”

Veritas.com.al/