![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2019/01/auto_20180725_125655_250718014-5_6gveIjZ1548754264.jpg)
Ardian Dvorani, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, është tërhequr nga kandidimi për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Arsyeja është se siç shprehet ai ka detyrim Kushtetues për të drejtuar Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë, pasi është anëtar dhe kryetar i këtij institucioni.
“Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Tërheqja është e parevokueshme– ka thënë Dvorani.
Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët duhet të plotësojnë një sërë kushtet, dhe që shërbejnë vetëm për një vit pa të drejtë rizgjedhje të njëpasnjëshme. Nga 9 vende, njëri është i rezervuar për një gjyqtar nga Gjykata e Lartë.
Gjyqtari Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke kaluar filtrin e vettingut.
Veritas.com.al/