Gazetari Arjan Çani i ftuar në emisionin “FAKT” të gazetari Çim Peka, u shpreh se nuk i merr seriozisht njerëzit që e shajnë në rrjetet sociale.
“AMA është nën kontrollin e disa njerëzve që zakonisht na shajnë, shajnë Çim Pekën, Arjan Çanin, por duhet të dimë që ata që na shajnë na duan. Janë po ata njerëz që na shajnë dhe ata që kur na shohin në rrugë na puthin, na përqafojnë, na thonë: O sa i madh je. Rrjetet sociale janë kthyer një mundësi për të shkarkuar energjitë negative.
Thelbi është se nga ora 21:00 deri në orën 23:00, konkurrentët e mi luajnë me endemolin, që unë i them një kosh plehrash, si puna e emisionit Big Brother, X Factor, apo tjetër. E si i mund unë këto, i mund me Kallashin, Gugunë, e unë kështu i mund. E çfarë do të thotë kjo, kjo do të thotë reklamim. Nëse do thërras politikanë nuk do më shikojë njeri, më mundin. E si munden këto: me llaç, llaçi mundet me llaç”