Bashkë- themeluesja e Huffington Post, Arianna Huffington tha sot se do të largohet nga kjo kompani për t’u përqendruar në drejtimin e një sipërmarrje të re, kompani e shëndetit dhe e mirëqenies Thrive Global.
“Kisha menduar se HuffPost mund të ishte veprimi im i fundit. Por kam vendosur të heq dorë nga posti i kryeredaktorit në HuffPost dhe t’i kushtohem një “aventure” të re, në Thrive Global,” , tha ajo me ëmbëlsi.
Thrive Global, e cila do të ofrojë shërbime kompanive që të zhvilojnë mirëqënien e të punësuarve të tyre, aktualisht ka mbyllur serinë A të fondit për menaxhimin e humbjeve.