Një sasi e pamatë dokumentesh nga arkiva e Mbretërisë Britanike  nën sundimin e King George III është gjetur në një depo shumë të madhe. Dokumentet do të publikohen on-line të Shtunën si pjesë e përpjekjeve të familjes mbretërore për rehabilitimin e trashëgimisë së monarkut që botërisht ka qenë i njohur si “i çmendur”.

Monarkut- mbret i fundit i Amerikës- shpesh i referohen si “mbreti i çmendur George”. Ai ishte kreu sundimin më jetëgjatë në Britani, që  nga 1760 deri në 1820. Vuajti nga një çrregullim i rrallë në gjak, e quajtur  porphyria, shoqërohej nga pagjumësi, tension të lartë gjaku, ndjeshmëri ndaj dritës së diellit dhe konfuzion; të cilat gjatë jetës së George u vlerësuan si shenja të çmendurisë.

Portali u vendos on-line me mbështetjen e Mbretëreshës Elizabeth II, si një pjesë e projektit 5- vjeçar për digjitalizimin e 350,000 e dokumenteve të arkivit.

Një nga dokumentet kryesorë është ai i shkruari me dorë, një letër e dorëheqjes që mbreti e shkroi me dorë në vitin 1783. E vlerësuar për  një korrektesë të lartë, dokumenti  u shkrua gjatë krizës politike e shkaktuar nga vështirësitë në formimin e qeverisë.

Referuar kësaj paaftësie për të zgjidhur krizën, mbreti shkruan: “Prandaj unë zgjodha të jap dorëheqjen nga kurora dhe gjithë dominimet që i takojnë kurorës i kalojnë Princit të Wellsit, djalit tim më të madh dhe pasardhësit të ligjshëm”.

Letra e dorëheqjes nuk është përdorur kurrë.

Dokumentet gjithashtu tregojnë interesin plot etje të revolucionit  Amerikan në vitet 1775- 1783 për të rrëzuar regjimin Britanik në koloninë e 13-të Amerikane. Shtetet e Bashkuara e shpallën pavarësinë në korrik, 1776.

Deri tani vetëm 15 për qind e koleksionit, që njihet si “koleksioni Georgian” është publikuar. Rreth vitit 2020, arkivat planifikojnë që të publikojnë gjithë koleksionin në adresën: www.royalcollection.org.uk/georgianpapers .

Përfshirë në të gjithë koleksionin janë edhe letrat mes Mbretit George dhe Mbretëreshës Charlotte dhe te qeveria e tij; gjithashtu edhe shënimet rreth luftës Amerikane, një guide për “mbretërinë” për të birin dhe letrat për të afërmit gjatë periudhës së sëmundjes.

Princi Charles, trashëgimtari i fundit i kurorës së Britanisë, ka thënë se George, që e qeverisi Britaninë për gjashtë dekada  lufte, gjatë periudhave politike të rënda dhe industrializimit, ishte keqkuptuar.

/Veritas.com.al/