(FOTO e bërë nga Policia në momentin e arrestimit të Alfred Nikollës)

Me gjithë hamendjet dhe spekulimet mbi atë vrasje makabre, nuk ishte e munudr të zbulohej mekanizmi i tragjedisë që ndodhi dje në Lezhë. Sot kur policia arrestoi autorin e vrasjes, u “lexua” gjithë skena, një skenë e vrasjes së “thjeshtë”, me të cilën mund të ballafaqohen njerëz të pafajshëm.

Alfred Nikollo, 31 vjeç ka treguar se si e vrau 28 vjeçaren Etleva Ndoka, 28 vjeç, nënë e një fëmije. Etleva kishte ngritur një biznes të vogël “bukurie” për femra, dhe aty punonte vetë. Alfred Nikolla tregon se kishte pasur një lidhje dashurie me Etlevën, por kjo ishte ndërprerë. Ky thotë se ka hyrë në sallonin e bukurisë me qëllim që “të bisedonte” me ish- të dashurën, por ajo e ka “fyer”, sipas dëshmitarit të gjallë. Atëherë djali “i fyer” ka qëlluar armë zjarri dhe e ka vrarë.

Skena u zbulua sot nga Policia pasi e gjuajti 31 vjeçarin e fshehur pas krimit dhe e solli me pranga në rajonin e Policisë.

Veritas.com.al/