Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një shkrimi të publikuar dje në median italiane “Il fatto quotidiano” për çështjen e arrestimit të ish-senatorit italian Sergio De Gregorio. Në shkrim thuhet se De Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që publikoi 3 vite më parë lajmin për skandalin e mbetjeve toksike të zhdukura në Shqipëri ishte porositur nga politikanët shqiptarë për të bërë fushatë kundër qeverisë shqiptare.

Sot kryeministri Rama ka kallëzuar Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, duke i treguar si ‘opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga ai’.

“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat iu hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër personi që përmendet në shkrimin e medias italiane, Ilir Kulla ka reaguar sot duke e cilësuar shpifje përmendjen e emrit të tij si përsoni që ka lobuar kundër qeverisë shqiptare.

VERITAS.COM.AL