– “Nga PS nuk do ketë asnjë mbrojtje”! Është krye reagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me operacionin e SPAK ku në pranga ka rënë edhe kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe. Rama tha se ai do të duhet të përballet vetë me drejtësinë pasi PS nuk do bëhet “mburojë” e për interesat vetjake të një kryebashkiaku në rastin konkret.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”, shkruan Rama.

VERITAS.COM.AL