Policia e Kosovës ka arritur të kapë deputetin e VV-së në Kosovë, Albin Kurti, pavarësisht rezistencës së deputetëve të tjerë nga Lëvizja VV, që tentuan ta pengojnë arrestimin e liderit, raporton KosovaPress.

Për disa minuta para ndërtesës së Kuvendit deputetët janë përplasur me Policinë duke dashur që ta pengojnë edhe lëvizjen e furgonit që bartte deputetin Kurti.

Arrestimi  i Kurtit është bërë me urdhër të Gjykatës pasi që ai nuk ka shkuar në seancat ku ishte i akuzuar se ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Veritas.com.al/