( Foto:AFP via Getty Images)/

Nga: VICTORIA FRIEDMAN

Ambasadori i Britanisë në Iran, Robert Macaire, u arrestua të Shtunën në Teheran, u arrestua për pak kohë dhe më pas u la i lirë.

Gazetarja e Sky News Haynes raportoi nga Kievi, Ukrainë, se sipas burimeve të saj z. Macaire “u arrestua,per pak kohe, dhe pastaj u la i lirë”.

Ambasada Britanike në Teheran ka ulur nivelin e stafit, por ambasadori dhe ekipi i tij janë akoma në vend. Ambasadori Macaire ka qenë në post që nga Marsi 2018.

The Mirror raporton se media iraniane Agjensia e Lajmeve Tasnim pretendoi se diplomati 53-vjeçar ishte akuzuar për nxitje të protestuesve dhe ishte arrestuar jashtë Universitetit Amir Kabir. Mediat iraniane pretenduan se ai ishte arrestuar për disa orë para se të lirohej.

Sky News raporton se ambasadori kishte qenë duke ndjekur një vigjilje ndaj viktimave të fluturimit 752, por se ngjarja evoluoi shpejt në një demonstrim. Sapo Ambasadori Macaire kuptoi se toni i ngjarjes kishte ndryshuar, ai u largua. Gjatë kthimit në ambasadë, Z. Macaire kishte shkuar në një berber për një prerje flokësh dhe kjo ishte kur u arrestua, sipas raportit. Ai u mbajt për dy orë, dhe pas telefonatave midis Teheranit dhe Londrës, ambasadori u la i lirë dhe thuhet se tani është në shtëpi.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab konfirmoi raportet, duke lëshuar një deklaratë të fortë, duke thënë: “Arrestimi i ambasadorit tonë në Teheran pa arsye ose shpjegime është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar.

“Qeveria iraniane është në një udhëkryq. Ajo mund të vazhdojë marshimin e saj drejt statusit të pariahut me të gjitha izolimet politike dhe ekonomike që sjell ose të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet dhe të angazhohet në një rrugë diplomatike përpara. ”

Arrestimi erdhi mes protestave në kryeqytetin iranian pasi Garda Revolucionare e vendit pranoi se kishte qëlluar “pa dashje” një aeroplan tregtar ukrainas, duke vrarë 176 pasagjerë dhe ekuipazhin. Tre nga viktimat ishin britanikë.

AFP raporton se qindra studentë ishin mbledhur në Universitetin Amir Kabir për të treguar respektin e tyre ndaj të vdekurve, por mbledhja u përshkallëzua në një demonstratë kundër regjimit iranian, me te rinjte iranianë që kërkuan arrestimet e atyre përgjegjësve. Duke prezumuar një mbulim, ata bërtisnin parulla që denonconin “gënjeshtarët”, dhe agjencia e lajmeve raportoi se disa rrëzuan posterat e gjeneralit të Gardës Revolucionare Qasem Soleimani, i cili u vra me një sulm ajror amerikan javën e kaluar.

VERITAS.COM.AL/