Gazeta “The Huffington Post” e Amerikës sapo ka raportuar  se në “Central Park” në New York është arrestuar  gazetari i njohur i CNN, Richard Quest.

Sipas medias amerikane, gazetari është gjetur me një sasi droge në xhepin e tij, një litar rreth qafës qëndronte i lidhur në organin e tij gjenital dhe një lodër seksi.

Richard Quest – i njohur për stilin e tij të shfrenuar të jetës – u arrestua në orën  3.40 të mëngjesit të së premtes, pothuajse tri orë pas mbylljes së Parkut.

Fillimisht ai u arrestua për shkak se po endej nëpër ambientet e parkut jashtë orarit zyrtar të tij, njofton  Neë York Post. Më pas një polic vuri re litarin e çuditshëm dhe një çantë të vogël amfetaminash në xhepin e tij të majtë.

Quest, 46 vjeç, konfirmoi përmbajtjen e çantës duke u shprehur: “Kam disa mente në xhep”. Sipas faqes zyrtare të CNN, Quest, “është një nga njerëzit më të njohur në skuadrën e  CNN”.

/Veritas.com.al/