
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është arrestuar nga policia.
Së bashku me të është arrestuar edhe një banor i ‘Astir’ i Unazës së Re.
Balliut, i cili u shoqërua në polici gjatë protestës së banorëve të Astirit paraditen e sotme, i është komunikuar masa e arrestit në Komisariatin nr. 6 nën akuzën për bllokim rrugësh dhe kundërshtim i forcave të policisë. Pritet vendimi i gjykatës mbi masat e mëtejshme.
Veritas.com.al/