Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga zyrtarë të Speciales, raporton Gazeta Express.

Haradinaj është arrestuar derisa ishte duke shkuar në zyrat e televizionit T7 për intervistë.

Haradinaj nuk ka pranuar që të futet në veturën e hetuesve të Speciales dhe ka pritur derisa kanë ardhur pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Për arrestimin e tij, ai e ka fajësuar gazetarin Vehbi Kajtazi.

“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, tha Haradinaj .

VERITAS.COM.AL