Një burrë i kombësisë Libaneze është arrestuar si i dyshuar për përdhunim dhe pastaj vrasjen e diplomates, në autostradën jashtë Beirutit.

Shërbimet e sigurisë rrethuan shtëpinë e njërit të panjohur ku mendohet se Rebecca ka qenë rreth orës 03.00, pas policia ka kryer një gjueti masive për gjeteje vrasësit.

Mendohet se diplomatja më parë është përdhunuar e pastaj është vrarë dhe hedhur në anë të rrugës.

BBC raporton se burri i arrestuar nga policia është shofer taksie.

Policia gjeti një gomë makine pranë trupit të saj pa jetë.

Becky- siç ishte njohur nga miqtë- kishte qenë në një bar ‘trendy’ të Beirutit,  e frekuentuar nga vajza. Ajo festonte me mikeshat një natë para se të nisej me avion për në familjen e saj për Krishtlindje.

Por nuk u kthye në shtëpi, u gjet e vdekur dhe e hedhur në anë të autostradës ditën e Shtunë në mesditë.

Veritas.com.al/