Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u publikua dje njoftimi për arrestimin e gjashtë personave në Nju Jork, mes të të cilëve dy shqiptarë dhe disa të huaj, si dhe 4 të tjerëve në Kosovë, nën dyshimin për krim të organizuar, pastrim parash, trafikim ndërkombëtar të armëve dhe grabitje- njofton Kosova Press.

Sipas njoftimit, operacioni është kryer në bashkëpunim ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kundër Drogës (DEA) në SHBA. Në mesin e të arrestuarve në New York është edhe Albert Veliu, i cili deri tani ishte shofer zyrtar i Konsullatës së Kosovës.

Emri i tij si shofer në konsullatën e Kosvës konfirmohet edhe në website-n e konsullatës.