Donald Trump është bërë president i tretë i Shteteve të Bashkuara në histori që shkon në Imoeachment nga Dhoma e Përfaqësuesve, duke e vënë para gjykimit të Senatit i cili do të vendosë nëse Trump do të qëndrojë në post in e presidentit.

Dhoma votoi për dy akuza- sikur presidneti ka abuzuar me pushtetin dhe prandaj edhe ka penguar Kongresin.

Afërsisht të gjithë Demokartët votuan për akuzat kundër Trump, dhe të gjithë republikanët kundër.

Republikanët e Donald Trump kontrollojnë Senatin, kështu që duket krejt e pamundur që ai të largohet nga pushteti.

Ndërsa votimi zhvillohej në Dhomën e përfaqësuesve, zoti Trump po mbante një fjalim për fushatën në Battle Creek, Michigan.

Ai tha para turmës që po brohoriste: “Ndërsa ne po krijojmë vende pune dhe po luftojmë për  Michigan, e majta radikale në Kongres po konsumohet me lakmi dhe me zemërim dhe urrejtje; ju e shikoni çfarë po bën”.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thotë se presidenti është ‘me plot besim se do të shfajësohet komplet në Senat’.

Veritas.com.al