Ish kreu i fushatës elektorale të Presidentit Donald Trump është quajtur fajtor nga një juri  në tetë akuza të padisë

Nga: Valeria Robecco

New York, ka ardhur dita e gjykimit për Paul Manafort, ai që mund ta çojë atë pas hekurave për jetë.

Ish kreu i fushatës së presidentit Donald Trump u gjet fajtor nga një juri ne tetë akuza të padisë për mashtrim fiskal dhe bankar në një proces që rrodhi nga hetimi mbi Russiagate, por pa te dhëna te bashkëpunimit me Moskën. Dhe tani ka ardhur momenti për dënimin e gjyqtarit të Virxhinias, me të cilën rrezikon nga 19 deri në 24 vjet burg për fshehjen e pagesave për punën e tij si lobist i paregjistruar në Ukrainë dhe për rritjen e vlerës së aseteve të tij në kërkesat për kredi.

Me 69 vitet e tij, Manafort ka të ngjarë të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg, duke pasur parasysh edhe se mbi kokën e tij varet një dënim tjetër deri në 10 vjet në një proces të veçantë në Uashington, ku ai është deklaruar fajtor për konspiracion kundër SHBA dhe pengim te drejtësisë dhe vendimi i së cilës është planifikuar për në 13 mars.

Ish-kreu i fushatës Trump kishte nënshkruar një marrëveshje sipas të cilës impenjohej për të bashkëpunuar me Mueller, por nëntorin e kaluar është akuzuar për shkelje të marrëveshjes duke gënjyer në mënyrë të përsëritur hetuesit, akuza qe kanë venitur shanset për një ujdi . Avokatët e tij thonë se është “plot me keqardhje” për veprimet e tij, dmth duke lobuar në mënyrë të paligjshme për llogari të politikanëve ukrainas, duke fshehur nga tatimet miliona dollarë në llogari bankare të huaja, duke falsifikuar financat e tij për të marrë kredi, kur mbështetësit e tij kanë humbur pushtetin dhe duke i kërkuar dëshmitarëve te gënjejnë në emër te tij, kur ai është kapur. “Manafort ka vepruar për më shumë se një dekadë sikur të ishte mbi ligjin dhe ka privuar qeverinë federale dhe institucionet e ndryshme financiare për miliona dollarë”, thonë prokurorët.

Avokatët e tij shpjegojnë se nëntë muaj në izolim dhe vëmendja e vazhdueshme e mediave tashmë e kanë komprometuar rëndë dhe bëjnë thirrje për mëshirë, duke kërkuar për te një dënim “në thelb nën” linjat udhëheqëse të parashikuara për krimet e kontestuara, duke marrë parasysh se “ka një rekord të pastër, dhe duke pasur parasysh natyrën e akuzave. “Gjithashtu, e përshkruajnë si një burrë plak i cili ka treguar pendim për krimet e tij dhe nuk ka gjasa që ti kryeje përsëri, ndërsa ekipi i Prokurorit Special Robert Mueller është përpjekur ta denigrojë si një “kriminel i përjetshëm dhe i pakalueshëm.”

Sipas mendimit të tyre nuk duhet të konsiderohet si një mendje kriminale, por si dikush i zënë ne çark në hetimet tentakulare mbi ndërhyrjen e Rusisë në presidencialet e 2016 dhe bashkëpunimin e mundshëm me fushatën e Trump. Ndërkohë, ish-avokati i manjatit, Michael Cohen, është  kthyer në Kongres për dëshminë me dyer të mbyllura ku – sipas CNN – ka dhënë dokumente mbi manipulimin e pretenduar të avokatëve te Presidentit përpara dëshmisë së tij në Capitol Hill në vitin 2017,ajo në të cilën gënjeu për kohëzgjatjen e negociatave me rusët për një Trump Tower në Moskë. Dokumentet e paraqitura në komisionin e inteligjencës te Dhomës, do të shërbejnë për të vërtetuar dëshminë e javës së kaluar, kur pohoi se avokati i atëhershëm i Trump, Jay Sekulow, bëri ndryshime në deklaratat e tij për dy komisione të Kongresit. Përveç kësaj, Cohen ka paditur Trump Organization, për të cilën ka punuar për një dekadë, duke pretenduar se nuk i ka paguar atij 1,9 milion dollarë në “komisionet dhe shpenzimet ligjore”.

Media amerikane ka publikuar për disa dokumente të lidhjeve të financimeve ruse me Partinë Demokratike në Shqipëri, për pagesat në lobing në Amerikë.

Veritas.com.al/