Kryeministri Edi Rama njoftoi sot risitë e arsimit profesional, ku theksoi se , nxënësit e viteve të para të gjimnazeve, mund të transferohen lehtësisht në shkollat e arsimit profesional, nëpërmjet e-Albania. Rama tha se duhet krijuar infrastruktura e duhur me qëllim thithjen e sa më shumë nxënësve drejt arsimit profesional.
“Është fjala për një reform jetike, për ekonominë dhe zhvillimin tonë social. Arsyet për të cilat arsimi profesional vijon të mos jetë në lartësinë e duhur të vëmendjes, janë më shumë se një por është e qartë që në këtë fazë të zhvillimit të vendit duhet të bëjmë një sforco të përbashkët për të kapërcyer pengesat që janë ngritur rrugës.
Patjetër që duhet më shumë dhe më shumë do të bëjmë, por i nxisim dhe i shtyjmë nxënësit që në numra të konsiderueshëm të integrohen në sistemin e arsimit profesional.
Kushtet janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, duhet të zgjerojmë më tutje infrastrukturën por kemi mjaftueshëm vend për fazën e parë, që ka nisur por duhet të intensifikojë të gjithë aktivitetin tuaj. Kjo është një punë e përbashkët, nëse sot ne kemi rreth 4 mijë vende të lira në sistemin e arsimit profesional, duhet të thithim 4 mijë nxënës. Nevojat janë për shumë më tepër, por do na duhet infrastruktura për të pranuar shumë më tepër. Kjo kërkon një aktivizim të shpejtë dhe sistematik.
Vërtetë janë shkolla në varësi të ndryshme, por nuk ka asnjë problem duhet të funksionojë si një sistem. Kurikulat mund të jenë të ndryshme, por stafi është i njëjti. Objektivi është objektiv zyrtar i drejtorive arsimore. Duhet të garantojnë objektivat, dhe sensibilizimin e prindërve për PSE-në e arsimit profesional. Mund të bëhen edhe më mirë se sa nxënësit që i dedikohen universitetit, bëhet fjalë për të gjetur më të mirë, për një numër të konsiderueshëm fëmijësh. Për t’i dhënë një zanat, për t’i hapur një perspektivë.” -u shpreh Rama./