(Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi duke folur  në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo”, është shprehur se tre ishin arsyet kryesore që e çuan Partinë Demokratike drejt humbjes.

Gjatë intervistës së tij, Patozi është shprehur se ka biseduar me Selamin dhe i ka thënë që ‘do të hyjë në histori si Maqo Lakrori i PD-së’).

Intervista:

Unë ia kam thënë Selamit, që do të hyrë në histori si njeriu famëkeq që shërbeu që Basha të vidhte mandatin e kryetarit. Maqo Lakrori i shërbeu Ramës atë kohë, ndërsa sot çdo kandidaturë që do i dilte Bashës do ta munde, prandaj ka nevojën e Selamit. Unë nuk e përjashtoj që sipas meje duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por në krahasim me Bashën është si nata me ditën, pasi Rama shkoi dy mandate larg pushtetit atë kohë dhe përmasat e humbjes ishin të vogla. Edi Rama e mori PS në një stad më të ulët se ku e çoi në 2009, por partive PS dhe PD nuk u lejohet humbja, ose nëse ndodh duhet të mbajnë përgjegjësi. Basha mori në magazinën e Berishës 57 mandate dhe në krye të 4 viteve e çoi në 43 dhe jo jemi në rezultatin më të ulët historik.

Cilat janë shkaqet e humbjes?

Janë shumë. Po merrem vetëm me 3 muajt e fundit. PD ka humbur për tre arsye të forta;

E para hyrja dhe dalja nga çadra nga një marrëveshje jo transparente dhe ishte dërrmuese dhe mënyra si u interpretua. Sipas meje dalja nga çadra me atë marrëveshje që nuk garantonte zgjedhje të lira dhe bie dakord që zgjedhjet nuk ishin aq të ndershme, po i fundit që duhet ta thotë këtë është Lulzim Basha, pasi iu drejtua popullit me marrëveshje.

E dyta lista personale, që hartoi Basha, që u mor në një veprim unikal në botë, listë personale e hartuar vetëm prej tij, ose ndonjë familjari e pa kaluar në kryesi dhe dërgoi me vonesë në KQZ. Që sipas meje solli një goditje tjetër të fortë.

Dhe së treti mënyra si Basha bëri fushatë, pasi ishte dëshpëruese dhe komike, pasi nuk u mor seriozisht. Mënyra si u zhvillua pa asnjë incident pa asnjë kërcitje me kundërshtar dhe hijen për një marrëveshje pas 25 qershorit e fundosi edhe më thellë anijen e PD.