33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua me 5 janar në Shkodër. Në momentin e ekzekutimit, viktima ka qenë i vetëm në automjetin tip “Benz”.

Hetimet për këtë ngjarje janë fokusuar tek lidhjet që mund të ketë pasur i riu me një vajzë. Të afërm të tij janë marrë në pyetje, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme konfliktet janë përjashtuar pasi i riu ka rezultuar se nuk ka pasur përplasje me shtetas të tjerë.

Gjithashtu mësohet se është gjetur telefoni i të riut, dhe pritet edhe zbërthimi i mesazheve.

Gazetari Simon Shekreli tha për “ABC News” se dyshohet se në këtë atentat ka qenë një autor që fillimisht ka qëlluar nga dera e pasagjerit dhe më pas ka qëlluar nga dera e shoferit.

Ndërkohë kontrollet janë bërë edhe me qenin e policisë që ka gjetur gjurmët deri në njëfarë pike, ndërsa hetimet janë ende në vijim.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *