Autoritetet e aeroportit të Athinës u vunë në gjendje alarmi pas kërkesës për ndihmë të pilotëve të një avioni me 284 pasagjerë në bord.
Airbusi A333 raportoi një probleme me frenat e tejnxehura vetëm pak përpara uljes. Forcat zjarrfikëse u vunë menjëherë në gatishmëri, shkruan gazeta Protothema në lajmin e saj për situatën emergjente të krijuar ne aeroportin Eleftherios Venizelos.
Avioni i kompanisë Delta ishte nisur nga Atlanta drejt Athinës, por teksa fluturonte mbi ishullin grek Kea, pilotët vunë re se diçka nuk shkonte me frenat.
Fatmirësisht, katastrofa u arrit të shmangej dhe Airbusi u ul në pistë ku e prisnin një numër i madh zjarrfikësish e ambulancash, ndërsa nuk pati probleme të mëtejshme.