Skandali i korrupsionit përfshin qeverinë austriake: largohen të gjithë ministrat e partisë së ekstremit të djathtë Fpö. Do zëvendësohen nga teknikë deri në zgjedhje

Giovanni Corato /

Përkeqësohet kriza në Austri ku një skandal korrupsioni perfshin qeverinë dhe detyron tani të gjithë ministrat e partisë së ekstremit të djathtë Fpö të japin dorëheqjen.

Në qendër të asaj që tashmë është quajtur Ibizagate është Heinz-Christian Strache, protagonist i një videoje në të cilën flet për shkëmbim favoresh dhe ‘truke’ për tju shmangur rregullave mbi fondet elektorale me një te vetëquajtur trashëgimtare ruse. Zëvendës kancelari dhe lideri i partisë dha dorëheqjen të shtunën, ndërsa kancelari Sebastian Kurz thoshte: “Kur është shumë është shumë”. Për të marre  postin e tij dukej se do ishte ministri i Transportit Nobert Hofer, i cili të hënën ka lëshuar një kërcënim ndaj Kurz me sa thuhej: “Si ministra, do t’i dorëzojmë të gjitha mandatet tona nëse Ministri i Brendshëm Herbert Kickl do te largohet nga detyra e tij “.

Premtim i mbajtur: kancelari ka njoftuar shkarkimin e Kickl dhe partia ultra e djathtë ka konfirmuar dorëheqjen e të gjithë ministrave të saj. Bëhet fjalë për titullarët e Punëve të Jashtme, Mbrojtjes, Transportit dhe Çështjeve Sociale.Pozicionet e tyre do të mbulohen nga teknikë, deri ne zgjedhje që presidenti Alexander Van der Bellen ka hipotetizuar do të zhvillohen në fillim të shtatorit.

“Më vjen shume keq që një projekt qeveritar kaq I madh përfundoi kaq shpejt, mendoj se ky ekzekutiv ishte shumë popullor”, ka thene Hofer, duke leshuar kërcënimin e tij dhe duke mbrojtur Kickl: nuk ka bëre “asgjë të gabuar”. Por për Kurz, Kickl duhej të largohej nga dikasteri për të garantuar “një hetim të plotë dhe transparent” në skandalin, i cili i dha fund një koalicioni shikuar nga shumë në të djathtën ekstreme evropiane si një shembull. “Nuk mund të hetojë veten,” ka thene Kurz per Kurier. Strache qe të shtunën kishte mohuar akuzat lidhur me videon, në veçanti se partia kishte marrë fonde të paligjshme.U tha se ishte “budalla” dhe “i papërgjegjshëm”, por viktimë e “një sulmi politik”.

Akuza për te cilat mijëra njerëz gjatë fundjavës kane manifestuar spontanisht në Vjenë kundër qeverisë nën ritmin e këngës se Vengaboys “We are going to Ibiza!”. Videoja që ka shkaktuar tërmetin politik,në fakt është filmuar në ishullin spanjoll në 2017, tre muaj para zgjedhjeve që e çuan Kurz në pushtet në koalicion me të djathtën ekstreme të Strache.Shihet ky i fundit duke folur me një të vetëquajtur mbesë e një oligarku rus, duke i premtuar favore publike në këmbim të mbështetjeve ekonomike për partinë.

Në një seksion tjetër, Strache duket se po flet rreth metodave për të anashkaluar kontrollet mbi donacionet për qëllime politike. Ndërkohë, Kremlini ka mohuar cdo përfshirje.

Veritas.com.al/