Paris (AFP) – Këshilli Konstitucional i Francës ka goditur të Enjten një masë që do t’i lejonte autoriteteve të ndalonin individë të caktuar për të protestuar, një element kyç i planit të qeverisë për të goditur dhunën në demonstratat e “jelekëve të verdhë”.
Këshilli, i cili vendos mbi vlefshmërinë e ligjeve, tha se propozimi u jepte zyrtarëve “gjerësi të tepruar” për të justifikuar ndalimet individuale kundër personave të dyshuar që janë “një kërcënim veçanërisht serioz për ligjin dhe rendin”.
Levizja ishte frymëzuar nga masat anti-huligan që mbajnë nën kontroll shkaktaret e trazirave te njohur nga stadiumet e futbollit, por kritikët thanë se ai shkelte në mënyrë arbitrare të drejtën e një personi për lirinë e fjalës dhe të grumbullimit.
Por këshilli mbështeti masat e tjera të ligjit të miratuara më 12 mars, të tilla si dënime më të ashpra për organizatorët e demonstratave të paautorizuara dhe për njerëzit që mbulojnë fytyrat e tyre gjatë protestave të dhunshme.
Demonstruesit që sfidojnë ndalimet e protestës tani do të përballen me deri në gjashtë muaj burg dhe gjoba deri në 7,500 euro (8,400 dollarë), ndërsa ata që maskojnë fytyrat e tyre mund të gjobiten deri në 15,000 euro.
Franca është tronditur prej muajsh nga protesta javore të se Shtunës nga jelekët e verdha, të cilat filluan mbi taksat e karburantit përpara se të shndërroheshin në një revoltë të gjerë kundër Presidentit Emmanuel Macron.
Protestat shpesh kanë degjeneruar në trazira dhe përplasje te ashpra me policinë në Paris dhe qytete të tjera, shpesh nga ekstremistët e ekstremit të majtë dhe të ekstremit të djathtë që përdorin shufra metalike ose katapulta.
Pas qetësimit ndërsa protestat u pakësuan në fillim të këtij viti, dhuna shpërtheu përsëri më 16 mars, kur mijëra ngatërrestarë te veshur me të zezë sulmuan me orë të tëra policinë, ndërkohë që i vunë flaken dhjetëra bizneseve.
Qeveria është zotuar të marre masa mbi shkatërrimin, duke nxjerrë jashtë ligjit protestat e fundit në Champs-Elysees në Paris, si dhe në qendrat e tjera të qytetit.
Ligji i ri gjithashtu i jep policisë të drejtën për të kërkuar individë dhe automjete në apo afër demonstratave, për të parandaluar njerëzit që të sjellin objekte që mund të përdoreshin si armë.
Veritas.com.al/