Është zhvilluar këtë të hënë Ceremonia “Pasagjeri 10 milionë”. E pranishme në këtë ceremoni është edhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ajo gjithashtu shtoi se tashmë ka pasur një rritje të udhëtarëve nga të gjitha vendet e rajonit dhe se ka pasur dhe një punë të madhe, lidhur me shërbimin në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

“Ne këtu në Shqipëri kishim nisur një strategji kombëtare të Aviacionit Civil. Duke pasur parasysh që vendi do të zhvillohej nga ana e turizmit. Vetëm pak muaj nga shpallja e kësaj strategjie arritëm të hidhnim hapa të rëndësishëm siç ishte aeroporti i Kukësit. Në vitin 2020 u përballëm me një pandemi që gjeti të papërgatitur të gjithë botën. Qeveria shqiptare i anatemua, u vu shumë në dyshim eksperienca, por që në hapat e parë u duk serioziteti përmes ndryshimeve që erdhën në aeroportin e Rinasit. Qeveria shqiptarë ndoqi një politikë shumë inteligjente duke ia dalë që nga vjeshta e vitit 2020 aviacioni të rikuperohej. Ne vetëm në 11 muaj kemi kaluar premtimin e dhënë për trefishin e numrit të pasagjerëve. Është një punë shumë e mirë nga Aviacioni civil por edhe nga aeroporti shqiptar dhe kemi arritur të realizojmë edhe nevojat e udhëtarëve që zgjedhin Tiranën. Është arritur një shërbim ekselent në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, dhe duhet theksuar se teknologjia më e lartë ka sjellë edhe një rezultat më të shpejtë duke mos krijuar më radha. Kemi pasur projekte të mirëstudiuara, dhe që kanë maksimalizuar një rezultat shumë pozitiv. Sot janë në përdorim më shumë se 70 vendqëndrime avionësh. Janë katërfishuar skanerat e sigurisë… Performanca për sezonin veror është përmirësuar me 2.3 herë krahasuar me një vit më parë. Ne duhet theksuar se kemi një konkurrencë të përvitshme me veten tonë. Ne kemi një target të ri që besojmë do ta arrijmë, në 2025 me 12 milionë pasagjerë”, tha Balluku.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *