(FOTO: Ekipi i futbollit që po udhëtonte me avionin e tragjedisë)

Mes personave që humbën jetën janë edhe disa futbollistë të ekipit të futbollit të Brazilit. Fatkeqësia, e cila u shënua sot në ora 05.00 të mëngjesit, në aeroportin Medellin të Kolumbisë, po ndiqet me dhimbje të fortë nga klubet e futbollit dhe personalitetet e sportit në botë.

Në bordin e avionit ndodheshin 81 persona, nga të cilët vetëm 5 i mbijetuan katastrofës- njofton BBC.

Avioni po mbartte ekipin e futbollit Chapecoense të Brazilit. Bashkë me sportistët po udhëtonin edhe zyrtarë, gazetarë dhe miq të ekipit të futbollit.

Ekipi do të luante në finalet e Kupës të Amerikës së Jugut kundër ekipit të Medellin “Atletico Nacional”.

Kupa e finaleve të Ligës së Parë për garat e klubeve kryesorë, ishte planifikuar për të Mërkurë, por tani pas tragjedisë është anuluar.

Konfederata e Futbollit e Amerikës Jugore (Conmebol) tha se ka anuluar “të gjitha aktivitetet”.

Shefi i policisë lokale në Antoquila , tha se tani i kanë ndërprerë edhe kërkimet në aeroportin Medellin, për shkak të reshjeve të shiut.

/Veritas.com.al/

Remains of aircraft

(FOTO: Avioni i rrëzuar në malet e Medellene)