Avionët luftarake amerikanë kanë filluar goditjen objektivave terroriste të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri nga Deti Mesdhe pas një pushimi prej dy muajsh.
Skuadra amerikane, e cila përfshin dhjetëra avionë luftarake dhe aeroplanmbajtësen “George H.W. Bush”, arriti në Detin Mesdhe.
Ajo zëvendësoi aeroplanmbajtësen “Eisenhower”, e cila goditi objektivat e Shtetit Islamik më 12 dhjetor.
Marina amerikane filloi sulmet nga Mesdheu duke përdorur arsenalin e avionëve luftarakë me seli në Napoli, Itali.
/Veritas.com.al/