Danimarka dhe Suedia njoftuan se një avion spiun rus ka shkelur hapësirën e tyre ajrore, për këtë arsye të dy vendet kanë thirrur për spjegime ambasadorët rusë.
“Ambasadori rus është thirrur pë këtë shkelje të re të hapësirës ajrore”, shkroi në twitter ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod, i cili e cilësoi këtë ngjarje “të papranueshme dhe tejet shqetësuese në sfondin e agresionit rus në Ukrainë”.
Ministria e jashtme suedeze pohoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe të dërguarin e Moskës në Stokholm.
“Ka procedura të pëcaktuara për raste të tilla”, theksohet në deklaratën e saj. Danimarka është anëtare e NATO-s, ndërsa Suedia është e përfshirë nga debatet nëse duhet ta hedhë edhe ajo hapin e bashkimit me aleancën më të madhe ushtarake të globit.
Finlanda ndërkohë pritet të vendosë në 12 maj rreth aplikimit për anëtarësim në NATO. Sipas gazetës vendase Iltalehti, vendimi duhet të merret me dy hapa: në fillim presidenti finlandez, Sauli Niinisto, njofton se ka dhënë miratimin, e parlamenti duhet të japë dhe ai OK-in e tij.