Kate Spade, një dizajner nga Shtetet e Bashkuara, e njohur botërisht, është dërguar për në banesën e  fundit në një ceremoni në qytetin e lindjes, Kansas City, Missouri, 16 ditë pas vdekjes nga vetëvrasja.

Më pak se një ditë para fenerit të Kate, babai i saj 89-vjeçar, Earl F Brosnahan Jr. vdiq në të njëjtin qytet.

Ai ishte në një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe i ishte “këputur shpirti për vdekjen e vajzës së tij të dashur”, tha në një deklaratë familja Brosnahan.

Kate Spade e kishte kthyer emrin e saj në një perandori botërore të aksesorëve.

Veçanërisht ajo ishte e njohur për çantat e mrekullueshme.

Kate, 55 vjeç u gjet e pandjenja në apartamentin e saj në New York, në 5 qershor.

Ajo vuante nga depresioni dhe ankthi prej disa vitesh, por babai i saj dhe i shoqi thanë se nuk kishte shenja se kishte vrarë veten.

Veritas.com.al/