Në skenë ndodheshin këngëtarja dhe balerini që e shoqëronte. Liza Akhmatova e vështroi balerinin Khusainov tek u shtri në skenë, por mendoi se diçka interesante kishte “shpikur” dhe vazhdoi këngën. Edhe publiku vazhdoi të duartrokasë.
R Khusainov nga Urus-Martan i Çeçenisë, kishte vdekur. Balerini 48-vjeçar, fillimisht ka humbur kontrollin e performancës së tij dhe ka nisur të bëjë lëvizje të pa rregullta, derisa ka rënë i vdekur në skenë.
Kolegia e tij vazhdonte të këndonte, por kur e pa të shtrirë ndaloi, megjithëse nuk ia merrte mendja se ai është i pajetë.
Mësohet se balerini Khusainov, kishte probleme të mëdha me zemër, por refuzonte ta linte artin e tij të dashur..
/Veritas.com.al/
https://youtu.be/3sGWoDdFpZs