Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është ndalur sërish këtë të martë tek audio-përgjimi i Agron Xhafajt me Albert Veliun, për të cilin pretendohet se materiali nuk është autentik.
Edhe një herë tjetër Balla i bëri thirrje Prokurorisë që të zbardhë sa më shpejt këtë ngjarje dhe të vihen para drejtësisë fajtorët e vërtetë.
Por sipas tij pas kësaj ngjarje ka një tjetër të vërtetë të hidhur, zbehja e faktit se individë të lartë të PD-së kanë lidhje me 613 kg kokainë të kapur në Durrës gjatë muajit shkurt.
“I kemi bërë dhe i bëjmë thirrje prokurorisë për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, të publikojë në një kohë sa më të shpejtë rezultatet, të bëjë ekspertizën dhe të nxjerrë përfundimi. Por ne e dimë që Lulzim Basha në këtë aventurë është futur nga Sali Berisha, pasi ka të bëjë me 613 kg kokainë të fshehur në banane. Prisni dhe duroni se ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar me rangjet më të larta të PD-së”, tha Balla.
Sipas tij kjo po e pengon Shqipërinë në rrugën më të rëndësishme, atë të hapjes së negociatave me BE-në.
Veritas.com.al/