Ministri i Brendshëm Taulant Balla garantoi se me ardhjen e emigrantëve nuk ka asnjë rrezik të sigurisë kombëtare dhe se nuk mund të hyjnë as element të skeduar për krime apo akte terroriste.
Gjatë bisedës online Balla tha se në momentin e mbërritjes bëhet identifikimi i tyre dhe nëse rezulton i skeduar ai kthehet mbrasht. Gjithashtu shtoi se qendra monitorohet 24 orë nga pala shqiptare.
Pranvera Resulaj: Çfarë do të ndodhë kur kemi ngjarje penale jashtë territorit, sa i kemi kapacitetet për të menaxhuar situatën me forcat policore tona. A konsiderohet rrezik të sigurisë kombëtare?
Taulant Balla: Në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk hyn dot askush që është i skeduar për veprimtari kriminale apo akte terroriste. Për këtë është parashikuar që në momentin e parë të mbërritjes së Republikës së Shqipërisë bëhet identifikimi i tyre. Nëse rezulton se është I skeduar nuk hyn në Shqipëri por kthehet mbrapsht menjëherë.
Nuk ka asnjë rrezik të asnjë lloj aktiviteti kriminal të secilit prej tyre jashtë territorit të qendrës sepse qendra është 24 orë e monitoruar nga forcat e policisë shqiptare. Shpenzimet për kostot e këtij operacioni do të mbulohen nga qeveria italiane pjesë e këtij protokolli. Duhet të jeni të qetë se nu ka asnjë rrezik për kryerjen e asnjë aktiviteti kriminal jashtë këtij territori.