PRAGË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës në forumin e sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë, u pyet nga moderatori nëse Rusia ka patur përpjekje konkrete për të minuar demokracinë në Shqipëri.

Për këtë pyetje, kryeministri Rama tha se shqiptarët dhe Shqipëria njihen për besnikëri ndaj perëndimit, dhe do të vijojnë të jenë pro-europianë. Ai theksoi se Rusia nuk mund të gjejë spiunë në Shqipëri, të cilët mund t’i përdorë për të përmbushur interesat e saj.

Ai shtoi se Rusia mund të jetë shumë influente në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsye shtoi Rama, Shqipëria kërkon që konflikti mes Kosovës dhe Serbisë do duhet të përfundojë sa më parë.

“Ne kemi qenë Koreja e Veriut për Europën, edhe Praga ka qenë po aq e paarritshme sa Parisi dhe New York. Komunizmi e cilësonte si perëndimin edhe lindjen komuniste si një anë. Kur komunistët vendosën të heqin qafe Stalinin, ne i qëndruam besnikë. Pra ne jemi besnikë. Edhe kur BE dhe SHBA mos jenë aty, ne do të vazhdojmë të jemi. Duke qenë vend stalinist deri në vitin 90-të, nuk ishim vend interesant për Rusinë, dhe nuk kemi patur vizita të nivelit të lartë. Rusia është një vend i madh, por se kam kuptuar asnjëherë që pse Dostojevski nuk lejohet në disa Universitete.

Sa i përket Rusisë ne nuk jemi të interesuar dhe nuk ka oreks aty, kështu që Rusia nuk mund të gjejë as spiunë apo njerëz, të cilët janë të gatshëm t’i shërbejnë Rusisë për pak para. Kështu që, Rusia, përzierja e saj në politikën tonë, kemi pasur disa gjëra, por asgjë të madhe. Aty ku Rusia është shumë e pranishme apo influente është në pjesë të tjerë të Ballkanit. Kjo është arsyeja se pse kemi nevojë që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti. Ndaj na duhet ta mbajmë Serbinë tonë sa më shumë të jetë e mundur dhe kjo është arsyeja pse, që është e rë3ndoëshëmi, që sa më shumë ta lidhim integrimin europian me integrimin në NATO dhe sa më shumë NATO të jetë e pranishme në sa më shumë vende në Ballkanin Perëndimor, do të ishte shumë më mirë“, theksoi kryeministri Edi Rama