Pas rreth 50 minutash zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka lënë ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

Në një prononcim për mediat, Balluku tha se kishte pranuar kërkesën e SPAK për një cështje në hetim, ndërsa u shpreh shpresë plotë për një proces transparent e llogaridhënës

“Në respekt të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një cështje në hetim.

Si qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe si zyrtare publike e shoh si një proces që jam shpresë plotë do jetë i bazuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi të gjitha mbi parimet e drejtësisë të pandryshueshme tek e cila besoj”- tha Balluku për mediat.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *