Menjëherë pas plagosjes me armë zjarri të një militanti të LSI, kreu i Kuvendit, Ilir Meta është nisur urgjentisht për në qytetin e Shëngjinit ku ka ndodhur ngjarja.

“Në mbrojtje të zgjedhjeve të lira. Bandat e drogës nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë”, ka thënë Meta para nisjes për në qytetin e Lezhës, duke aluduar për PS.

Dyshohet se aktivisti i LSI është qëlluar me amrë nga nipi i Arben Ndokës- ish deputet i PS.

Veritas.com.al/