Në analizën e Breitbart News të Dielën, me SiriusXM, Joel Pollak dhe Rebecca Mansour, drejtori ekzekutiv i Breitbart News, Steve Bannon iahte kritik i prerë mbi familjen Bush, duke iu referuar si ” i fundit liberal’ në radhët e Republikanëve, sepse “Partia Republikane për të cilën ata flasin përfundimisht ka mbaruar”.
Bannon iu referuat sulmit që presidentët Buish kundër presidentit Donald Trump në një libër të ri “Brenda marrëdhenieve të jashtëzakonshme mes George H.W. Bush dhe George W. Bush”.
“Dëgjomëni, unë u përpoqa të jemë bashkëpunëtor për president Trump, bashkëpunëtor shumë i mirë. Ai është kreu i Partisë Republikane. Ai u përpoq të qëndrojë mbi grindjet. Me shpresë se unë jam aty për të bërë punën e ndërlidhësit të tij”, tha Bannon.
“Për çfarë po flasim? Kjo parti është e parti e ngritur nga punëtorët. Është ngritur nga punëtorët amerikan. Është bërë nga amerikanët e klasës së mesme. Është bërë për të prezantuar jo vetëm vlerat e saj, por edhe interesat e tyre, por nuk e bëri. Donatorët, konsulentët konservator, lobistët dhe politikanët që ata pranuan në Partinë Republikane nuk i prezantuan fare interesat e tyre. Është shokuese”, tha Bannon.
“Ata janë në panik të plotë” shtoi ai. “Bushët janë të nxitur nga Donald Trump. Ata, personalisht, siç shikohet, e urrejnë atë. Kam dëgjuar nga ky libër se presidenti 41, Bush, ka votuar për Hillary Clinton, dhe Bush 43 nuk votoi fare. Nëse ky është rasti, dhe ju mendoni mbi qëndrimin e Clintonëve, dhe si e humbëm këtë vend me gjykatës dhe politikanë, dhe se çfarë po bëjmë përmes botës me sovranitetin tonë…, dhe pastaj mendo për këta njerëz me Projektin e Kujtesës – kaq shumë njerëz kanë vdekur në kohën e George Bush –kjo është dëshpëruese.”
(Continue)
Veritas.com.al/