Bannon e merr Italinë si model: “Është e rëndësishme nëse kuptojmë guximin”. Pastaj këshilla per qeverinë verdhë-gjelbër: “Rregullo buxhetin, nevojitet rritje më e madhe”
Nga: Sergio Rame /
Një war room “e përgjigje e shpejtë” për të identifikuar “axhenda për gjërat per tu thene, përgjigje kur sulmoni kandidatin, njerëz për tu dërguar në televizion”.
Vetëm pak muaj para zgjedhjeve evropiane Steve Bannon, strategu qe ne 2016 udhëhoqi udhëtimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë , u ofron forcave sovrane të Kontinentit të Vjetër një platformë për të koordinuar, për të dhënë “mundësinë për të bërë evente së bashku “, për të siguruar “sondazhe në thellesi, siç nuk janë bërë kurrë në zgjedhjet evropiane, në segmentet sociale “dhe, padyshim, një lumë parash për të mbështetur fushatën zgjedhore. “Janë evropianë të pasur, njerëz që vijnë nga origjine punëtore dhe që shohin te populistet një zë për njerëzit mite, si unë – njoftoi në një intervistë me Corriere della Sera – kam donatorë, por do vë para edhe une”.
Sytë e Bannon janë perqendruar në Bashkimin Evropian. Por me siguri ai ka një interes të veçantë për Italinë. Për të, qeveria e verdhë-gjelbër është një model dhe Belpaese është, në fakt, “qendra e universit politik, vendi ku po ripërcaktojmë politikën në shekullin e njëzet e njëtë”. në intervistën me Corsera ai nuk heziton të përcaktojë si te mahnitshme, të jashtëzakonshme, atë që Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini po bëjnë. “Dhe është e rëndësishme – thekson ai – që italianët të kuptojnë profilin dhe kurajon e saj“.
Në muajt e fundit, ish-strategu i Trumpit ndoqi nga afër fushaten zgjedhore italiane, Pesë Yjet dhe Salvinin dhe vuri në dukje “intensitetin, dinamizmin, energjinë dhe entuziazmin e të rinjve“. “Nxirnin ne shesh çështje themelore – vuri në dukje -. sovranitetin, çfarë do të thote shtetësi, emigracion.Dhe pastaj pashë aftësinë për të bërë një qeveri që bashkon veriun dhe jugun bashke, te majten dhe te djathten, një force me populiste dhe një me nacionaliste . Është ekuivalenti amerikan i Trump i cili punon me Bernie Sanders, ata kuptohen ne disa gjëra dhe qeverisin së bashku “. Për Bannon, atëherë,është gjithashtu e jashtëzakonshme që, duke fituar, Di Maio dhe Salvini “kanë rënë dakord qe kreu i qeverisë të jetë një tjetër“, një person i tretë i cili do të shkojë në G7 dhe do të ulet në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Shkurtimisht, “një miks unik në botë dhe asnjë nga problemet që duhet të menaxhojne nuk është shkaktuar prej tyre”.
Sipas Bannon, Salvini dhe Di Maio duhet të bëjnë një buxhet që te”fokusohet në rritjen, duke u kujdesur për ekonominë” italiane”. Përtej kësaj këshille, ish-strategu i Shtëpisë së Bardhë nuk duket të shohë probleme të veçanta në madhësinë e deficitit e as në përbërjen e manovres së buxhetit. “Hapi i parë është një vëmendje maniakale ndaj situatës ekonomike në Itali“, përfundon ai duke thënë se vlerëson se udhëheqësi i Lega-s dhe udhëheqësi politik i Cinque Stelle “nuk janë të kufizuar në përshtatjen, por janë të gatshem të rezistojnë për italianët.Ne planin ekonomik janë të rafinuar “.
Veritas.com.al/