Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Kuvend sa i përket sulmit në veri të Kosovës, për të cilin u thirr edhe një interpelancë nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku.

“Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft rezolutë e depozituar në Kuvend, që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik pas rezolutës të kuvendit të Kosovës mbi ngjarjen të vrasjes së efektivit Afrim Bunjaku nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri.

Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën por edhe në detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre që i drejtohen për mbështetje politike dhe institucioneve dhe fuqive aleate dhe organizmave ndërkombëtare ku Kosova nuk bën pjesë.

Pyes po kuvendi i Shqipërisë vend anëtar i NATO-s, kandidat që negocion anëtarësimin në BE, vend që ka ulësen dhe të gjitha rrugët e komunikimit institucional me botën demokratike, ambasadorët e vet në të gjithë organizmat e politikës ndërkombëtare?.

Kujt ia drejton? Cilat parlamente te vendeve anëtare të NATO-s miratojnë si të ishin asamblera parlamentare nga shumë shtete rezoluta të tilla drejtuar botës, organizatave të komunitetit euro atlantik dhe cili është qëllimi i një nisme të tillë.

Përtej propagrandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare rezoluta të tilla të kuvendit shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e propagandën kundër qeverisë herë si zgjatim i thonjve të krizës në veri, herë si politikë ditore me llojit më të ulët me viktimat për Millosheviçit në Kosovë e deri në Bosnje dhe herë deri me thirrjen në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar merr qeverinë në parlamentin e shekullit 21.

Cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat dhe sherrnajë paraendëse si ajo e barrikadave trupore të seancës trupore me akuza për tradhti“, theksoi Rama.