(FOTO: Mike Pence, zëvendës president i SHBA dhe Donald Tusk, president i BE)
Një javë para se zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence të vizitonte Brukselin dhe të premtonte qëndrimin e “e palëkundur dhe të duruar” ndaj Bashkimit Europian, shefi i strategjive i Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon u takua me diplomatët gjerman dhe përhapi një mesazh ndryshe, sipas njerëzve shumë të afërt në bisedime- sipas ËND.com.
Bannon, thanë këta njerëz, sinjalizoi ambasadorin e Gjermanisë në Washington se ai e shikonte BE si një strukturë me të meta dhe favorizoi administrimin e raporteve me Europnë mbi baza bilaterale.
Tre persona që folën për Reuters në kushtet e anonimitetit rreth ndjeshmërisë që krijon kjo çështje. Qeveria gjermane dhe ambasadori Peter Wittig, nuk pranuan që të komentojnë- duke cituar bisedat konfidenciale.
/Veritas.com.al/