
Banorët e zonës së “Astirit” janë përplasur me policinë. Paraditen e sotme ata kishin dalë për të bllokuar rrugën, por janë ndalur nga efektivët e policisë.
Për pasojë, mësohet se ka disa persona të shoqëruar. Gjatë konfrontimit është thyer edhe xhami i furgonit të policisë.
Në protestë ndodhet edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Paraprakisht thuhet se edhe ai është shoqëruar në polici.
Një prej banorëve ka pësuar humbje të ndejave dhe është shtrirë në anë të rrugës.
Veritas.com.al/