Të Enjten, ish presidenti Barack Obama do të bëjë dukjen e  parë politike publike qëkurse la Shtëpinë e Bardhë, në Janar 2017.

Obama do të marrë pjesë në një takim për mbledhje fondesh në shtëpinë e tij private në Washington, D.C. , e cila do të drejtohet nga ish- Prokurori i përgjithshëm Eric Holder. Në këtë takim do të marrë pjesë gjithashtu edhe lidere e Minorancës në Kongres, Nancy Pelosi.

“Komiteti Kombëtar për ripërtëritjen e Demokratëve, është krenar që ka mbështetjen e ish- presidentit Obama, teksa ne punojmë për të eliminuar manipulimin e zgjedhjeve dhe të krijojmë një prezantim të ndershëm në demokraci”- tha Holder, sipas gazetës Politico.

Holder aktualisht po drejton Komitetin Kombëtar për Ripërtëritjen e Demokratëve.

Sipas ‘Politico’, Obama pritet që të kthehet në fushatë në vjeshtë, në emër të Ralph Northam, i cili po garon për guvernator në Virginia.

Veritas.com.al/