Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha për gazetarët se në 11 dhjetor datë ku sipas Berishës do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, maksimumi mund të ketë një miting.
Bardhi tha edhe se ajo që po bëjnë mbështetësit e Berishës është tallje me demokratët, ndërsa publikoi edhe deklaratën e deputetit Flamur Noka për rregullat që duhen ndjekur për mbledhjen e Kuvendit, i cili në datën 29 nëntor ka deklaruar se “firmat do të depozitohen në protokoll dhe më pas i takon kryetarit dhe Kryesisë të mbledhin Kuvendin.”
“Shpreh shqetësimin e thellë për vijimin e talljes me demokratët dhe shqiptarët. Jeni bërë pa dëshirën tuaj dëshmitarë të procesit të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD.
Dua të përsëris apelin tim drejtuar kujtdo që gjykon se duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe pretendon se ka arritur të sigurojë kuorumin për nisjen e procedurave për mbledhjen e Kuvendit, të ndjekë procedurat sipas Statutit. Sot nuk janë fyer vetëm anëtarët, por edhe ajo pakicë që ka besuar në lëvizjen e zotit Berisha.
Edhe sikur të jenë arritur 1/8 apo 1/10 siç janë të dhënat tona, ato nuk und të mbyllen në kasafortë. Edhe zëri i kësaj pakicë duhet të dëgjohet nga institucionet e Partisë. Nxirrni firmat nga kasaforta, mos bëni show me gazetarët që nuk janë në gjendje të verifikojnë vetë që nuk janë delegatë, por nuk verifikojnë dot janë apo jo anëtarë apo në territorin e Shqipërisë.
Ftesa ime është të respektoni Statutin. Kërkesa duhet të dorëzohet në protokollin e PD, institucionet të shqyrtojnë kërkesën dhe zëri i demokratëve të dëgjohet, qoftë ky edhe pakica e pakicës.
Ju lutem depozitoni kërkesën në protokollin e PD, jepni mundësinë institucioneve të PD që të mbledhin Kuvendin, anëtarët e PD janë njerëz të lirë që kanë mendimin e tyre.
Në PD nuk ka palë, ka vetëm një qëllim, Pd është një , është pronë e demokratëve, cilido që për një hall personal synon ta pëçcajë dhe të krijojë palë, nuk i bën shërbim PD. Në momentin që flasim nuk ka kërkesë për të mbledhur Kuvendin. Kasafortë mund të ketë kushdo, por partia nuk është bunker dhe as kasafortë , nëse dikush do veprojë si celulë ilegale mund ta bëjë por jo në emër të PD”, tha Bardhi.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike iu përgjigj edhe akuzave të Elona Gurit, e cila e akuzoi një ditë më parë duke i thënë se gjatë fushatës elektorale, nuk kishte pranuar të fliste kundër Suel Çelës.
“Nuk është mbledhur sepse nuk ka patur dakordësi nga kryetarja e LSI për të patur mundësi që t’i propozohej kryesisë së partisë një listë të përbashkët. Qëndrimi i tyre ka qenë të dilnin me dy lista të veçanta për të maksimalizuar votën. I kujtoni deklaratat e Kryemadhit që me ndryshime e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor përfitonte LSI sepse do arrinte të merrte duke thënë se do merrte më shumë se 40 mandate. Nuk e njoh zonjën. Unë kam dhënë me dhjetëra konferenca për shty,p ata që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në qarkun e Elbasanit janë arsyeja e vetme pse LSI nuk mundi të merrte dot asnjë mandat në qarkun e Elbasanit. LSI nuk ka zhvilluar fushatë në qarkun e Elbasanit. Deklarata e kryetares së LSI ishte pa kuptim, unë bëra një deklaratë të një fakti të njohur publik që PD ka patur vullnetin për t’u futur në zgjedhje me një listë të vetme. Kjo deklaratë ka përbërë një shqetësim ndaj zyrtarëve të LSI, nuk e kuptoj arsyen se ky është fakt publik”, tha Bardhi.